Rama prezanton reformën në arsimin e lartë: Emergjence kombëtare

Veç rrugëve për kryeministrin, Edi Rama, arsimi është një tjetër emegjencë kombëtare e mbetur rrugëve.“Gjendja e arsimit është një emergjencë kombëtare, .Kjo reformë duhet të realizohet sa më parë. Dija nuk është mall, Universiteti nuk është biznes. Të ndahemi përfundimisht edhe nga një ekspertizë që e ka kthyer dijen në mall, Universitetin në biznes” , tha ai.Gjatë prezantimit të reformës për arsimin e lartë, Kryeministri këmbënguli në ndarjen e arsimit nga politika, si e vetmja rrugë suksesi.“Unë besoj se ajo çfarë del sot si domosdoshmëri për të bërë të mundur një cilësi ndërkombëtareështë vendosja e një vije të qartë mes, reformës së domosdoshme dhe aspak partizane për të cilën ka nevojë sistemi dhe llogoreve të partizanërisë politike”u shpreh Rama.Por reforma do të ishte e plotë, vetëm falë unifikimit të arsimit shqiptar dhe atij kosovar.“Reforma jonë në kushtet kur kemi hyrë në cilësi të re të marrëdhënieve me Kosovën, na thotë se nuk mund të bëjmë reformë pa përputhje me realitetin e arsimit në Kosovë", u shpreh Kryeministri Edi Rama.Sipas tij, "nuk mund të bëjmë reformë që nuk parasheh integrimin e plotë të sistemit tonë arsimor për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, si bazë e përbashkët e rritjes dhe edukimit të gjeneratës tjetër të shqiptarë të BE, këndej dhe andej kufirit".Finalizimi i reformës në arsimin e lartë do të paraprihet nga një draft i harutar nga ekspertët më të mirë të arsimit, që do ti nënshtrohet më tej konsultave me grupet e interesit, për tu vulosur në fund nga Parlamenti.“Megjithëse erdhëm në qeverisje me një plan të qartë për reformimin e sistemit arsimor nuk jemi ngutur por kemi kërkuar të mbledhim bashkë një grup ekspertës sa më larg llogoreve të politikës dhe njëkohëshsit sa m të ndryshëm në vokacionin e tyre politik për të hapur një debat për arsimin e lartë, një debat të njerëzve të sistemit dhe të një debati i atyre që brenda sistemit do të duhet të jetosojnë reformën. Dhe pasi ky debat të shterohet dhe pasi konsultimet të kryhen ne do të ulemi në tavolinën e qeverisë të vendosur mbi draftin e reformës që do ta përgatisë ky komision dhe me të cilin ne kemi marrë vendimin të jemi në raporte po aq të barabarta sa duhet të jenë edhe aktorët e tjerë” tha Rama.