Mbështetja ndaj biznesit fason, Ministri Ahmetaj: Vëmendje ndaj rritjes së eksportit

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të fasonëve në Durrës. Teksa ka parë nga afër punën në një nga ndërmarrjet e qytetit bregdetar, Ahmetaj duke u ndaluar në propozimet më të fundit për fasonët, tha se qeraja 1 Euro për objektet shtetërore, për të cilat tashmë ka dhe një hartë konkrete, si dhe rimburismi automatik i TVSH-ës, do të ndikojë jo vetëm në thithjen e investimeve në vendin tonë, por do të shtojë dhe numrin e të punësuarve.Prodhimet "Made in Albania", që gjenden te tregjet më të sosfistikuara të botës, tha Ahmetaj, do të ndikojnë jo vetëm në thithjen e investitorëve, por do të ndihmojnë edhe në përmirësimin e imazhit të vendit tonë.Në Durrës operojnë 100 ndërmarrje fasonësh në të cilat janë punësuar mbi 10 mijë punonjës.