Berisha: Beteja e neobllokmenit Rama me mediat, betejë kundër lirive tona
Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ka bërë përsëri thirrje për protestë, dhe kësaj here shkaku ka qënë, beteja sipas tij, e kryeministrit Rama me mediat.Berisha shprehet se betejat e neobllokmenit Edvin Kristaq Rama me mediat është betejë kundër lirive tona, duke theksuar se rruga e vetme për të mbrojtur mediat e lira të vendit është protesta e fuqishme.Postimi i plotë“Mediat në rrezik!Të dashur miq, mediat e vendit, 3 muajt e fundit janë në terror të paparë nga vet Edvin Rama, që si manjak i papërmbajtur shan me libër shtëpie, kërcënon me taksa, heqje liçensash, rrafshim të pronave, gazetarë, drejtorë, pronarë të mediave të vendit.Piktori dështak tërbohet për çdo kronikë, intervistë, debat apo video që flitet kundër tij dhe qeverisë së tij. Me tone kërcënuese, ai jo në pak raste ka urdhëruar dhe imponuar çensurim, manipulim në interes të tij apo përsëritje të lajmeve, debateve, kronikave televizive, videove që e demaskojnë atë dhe rrethin e tij. Ky është presioni më i egër mbi mediat e vendit në 23 vitet e fundit. Mediat, mjerisht, jo në pak raste, po dorëzohen.Me manarin e tij ka ndërtuar rrjetin e informatorëve të paguar çdo muaj fshehtas që kanë si detyrë të njoftojnë në kohë reale çdo lajm, kronikë, emision, debat, që flet jo mirë për atë dhe qeverinë apo që mbështet opozitën. Por rastet e qëndresës ndaj kësaj paranoje nuk mungojnë. Kështu, pas transmetimit të videos që fakton vjedhjen me urdhër të tij të deklaratave financiare të shqiptarëve të 20 viteve, ai u telefonoi duke u çjerrë me tërbim gazetarëve dhe pronarëve të medias në fjalë, me një seri kërcënimesh deri dhe fizike. Por trimoshit i ranë pendet dhe u bë pulë kur thanë: "Qetësohu vlla, qetësohu! Se video që ju patë është vetëm e para nga një seri e tërë audiovizuale për jeten tuaj private dhe publike". Të nesërmen ndodhi një tjetër, e pabesueshme për ju por ka ndodhur.Rama i shpërfytyruar i telefonon kryesorit të lajmit në TCH dhe thuhet se i njoftoi pushimin nga puna sepse ai kishte transmetimin e një interviste nga Brukseli, në të cilën Rama paralajmërohej: "Mos guxo të prekësh AMA-n", por i ra telefoni nga dora kur mori si përgjigje nga kryelajmësi i TCH: "Të fala Sandrit"!Të dashur miq, beteja e neobllokmenit Edvin Kristaq Rama me mediat është betejë kundër lirive tona. Protesta jonë e fuqishme është rruga e vetme për të mbrojtur mediat e lira të vendit!! sb"