Ministrja e Integrimit në Berat, Gjosha: Integrimi i vendit nis nga rinia shqiptare

Universiteti i Beratit është bërë ndalesa e radhës e ministres së Intergrimit Europian, Klajda Gjosha, e cila ka bashkëbiseduar me studentët e këtij universiteti mesditën e sotme. Duke e konsideruar përfshirjen e të rinjve në proçesin e integrimit të vendit, si një prej prioriteteve më me rëndësi të Ministrisë që ajo drejton, Ministrja Gjosha foli rreth hapave të rëndësishëm që Shqipëria ka përpara për të mbërritur drejt integrimit."Jeni pjesa më e rëndësishme e gjithë proçesit, ju drejtua ministria Gjosha studentëve të Beratit. Por, unë nuk jam sot këtu të mbaj leksione, por kam kënaqësinë  të ndaj me ju ide dhe mendime në lidhje me proçesin e integrimit në mënyrë që të gjithë bashkë të bëjmë çfarë është e mundur për të rritur standardet, për të përmirësuar gjërat aty ku është nevoja, tha ministrja Gjosha.