Protesta në Korçë, drejtuesit e automjeteve bllokojnë qarkullimin rrugor
Ashtu edhe si paralajmëruan, drejtuesit e automjeteve të shërbimit taksi 8+1 në Korçë kanë përshkallëzuar protestën e tyre lidhur me faktin që policia e qarkullimit rrugor në kryeqytet pengon marrjen e pasagjerëve në kthim.Në mbështetje të tyre kanë dalë edhe drejtuesit e furgonëve të Ersekës, Bilishtit dhe Porgadecit të cilët kanë bllokuar stacionin e linjës Korçë-Tiranë, për tu zhvendosur më pas në rrugën nacionale ku për disa orë rresht kanë bllokuar njërin krah të aksit Korçë-Pogradec. Kryetari i sindikatës së furgonave taksi, ka kërkuar zgjidhje konkrete, ndërsa ka paralajmëruar bllokim të plotë të qarkullimit në rrugët nacionale.Drejtuesit e mjeteve janë shprehur se ata do të bllokojnë edhe institucionet shtetërore, pasi sipas tyre shteti po i hedh në rrugë, pavarësisht se janë taksa pagues të rregullt.Kjo është dita e dytë e grevës së furgonave taksi të linjës Korçë-Tiranë, pas urdhrit që i detyron këta furgona të kthehen bosh nga kryeqyteti, ndërsa përgjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar as gjobat ndaj tyre të cilat variojnë nga 250 deri në 350 mijë lek të vjetra.