“Gurgdhendësi me duar të arta”, Muhedin Makriu dhe tradita shekullore e zanatit

Tik - taku i goditjeve ritmike mbi copën e gurit, shoqëron përditë zgjimin e kalldrëmeve të gurta të Gjirokastrës. Me kujdesin që ngjason me një përkëdhelje e sikur bisedon me të, mjeshtri gjirokastrit i gurit, Muhedin Makriu, sjell në jetë figura të ndryshme nga copat e virgjëra të gurit.Brez pas brezi jetët e paraardhësve të gurgdhendësit MuhedinMakri, kanë qenë të lidhura fort pas gurit, ndërsa sot ai është ndër të fundmit artizanë që vazhdon të punojë me daltën e tij plot dashuri gurin, për të nxjerrë prej tyre suvenire të ndryshme të tërhequra kaq shumë nga turistët që vizitojnë Gjirokastrën.Siç thotë edhe ai, zanatin e ka trashëguar nga babai tij, që ka qenë një ndër gurgdhendësit më të mëdhenj të zonës. Sot ai është një personazh që i habit të gjithë me artin e tij, por ai thotë se po përpiqet që këtë mjeshtëri t'ua trashëgojë edhe tre djemve të tij për të çuar kështu më tej jo vetëm traditën familjare, por edhe biznesin e krijuar nga duart e arta të Muhedinit.Në punishten e tij modeste gjen të realizuara me dhjetëra artikuj artistikë dhe suvenire që preferohen nga turistët vendas e të huaj. Në pllakat e gurta ai gdhend me daltë, dekoracione dhe simbole dhe portrete të historisë kombëtare, shtëpi karakteristike të qytetit të gurtë e natyrisht simbolin e tij, kalanë Argjiro."Turistët e huaj përgjithësisht pëlqejnë shtëpitë karakteristike dhe pamje nga Gjirokastra, por për arsye të transportit, pasi guri rëndon, ata hezitojnë dhe parapëlqejnë të blejnë punime të vogla si dhuratë, ndërsa ndër objektet më të pëlqyera janë mokra dhe guri i kafesë.