Lushnje, homazhe për Vaçe Zelën, mijëra qytetarë nderojnë mitin shqiptar
Me mijëra qytetarë jo vetëm nga Lushnja por i gjithë qarku i Fierit kanë zhvilluar homazhe për nder të Artistes së Popullit Vaçe Zela, e cila u nda dje nga jeta.Homazhet janë zhvilluar në qendrën kulturore e cila 15 vjet më parë ka marrë emrin e divës së muzikës shqiptare, ndërkohë që flamuri në institucionet e Lushnjes ka qënë i ulur në gjysmë shtizë.Në hollin e qendrës kulturore qëndronte fotografia dhe busti i Vaçe Zelës ndërsa mijëra qytetarëve ishin në pritje për ti dhënë lamtumirën e fundit, dhe ngushëlluar familjarët.Vaçe Zela lindi 75 vjet më parë në qytetin e Lushnjes dhe u shndërrua në mit në botën e artit pasi ajo zotëronte talent jo vetëm në këngë por edhe pikturë e teatër.Pas një sëmundje të rëndë ajo ndërroi jetë në Basel të Zvicrës dhe pritet që trupi i saj të mbërrijë pasdite në Tiranë ku do të vendoset në teatrin e operas dhe baletit ku do të zhvillohen edhe homazhet në nder të saj, e cila la pas emrin,famën dhe pavdekesinë e zërit të saj.