Tiranë, gjendet i vdekur një 29-vjeçar në Dajt, dyshohet për vetëvrasje
Një 29-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në komunën Dajt në Tiranë.Viktima i identifikuar si Ervin Allmetaj është gjetur në zonën e Linzës, ndërsa rezultonte prej disa ditësh i zhdukur.Sipas policisë viktima nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet 29-vjeçari ka vrarë veten. Nuk dihen ende arsyet të cilat e kanë çuar të riun t`i japë fund jetës.“Më datë 08.02.2014, rreth orës 10.00, në Komunën Dajt, 30 m mbi rrugën nacionale Tiranë-Dajt, është gjetur trupi i viktimës Ervin Allmeta, 29 vjeç, sëbashku me një pistoletë e tipit "TT" dhe një krehër me gjashtë fishekë.Nga veprimet e para hetimore mendohet se vdekja e këtij shtetasi ka ardhur si pasojë e qitjes me armë zjarri dhe dyshohet se ka kryer vetvrasje. Materialet i'u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Shkaktimi vetvrasjes”thuhet në njoftimin e policisë.Ndërkohë forcat e policisë ndodhen në vendin ku u gjet viktima dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.