Abuzimi me ndihmën sociale, Tula: Ndjekje penale për të gjitha rastet

Abuzimet në Administratën Publike vazhdojnë të evidentohen ku një numër i madh familjesh në qarkun e Shkodrës rezultojnë përfitues të ndihmës ekonomike dhe paaftësisë, ndonëse nuk e meritojnë. Drejtoresha e Shërbimit Social në këtë qytet, Valbona Tula, thote se në 33 njësi vendore kanë nisur kontrollet e dosjeve të familjeve përfituese dhe në komunën Rrethina dhe atë të Gruemirës janë konstatuar shkeljet e para.Këto kontrolle nuk do të ndalen dhe Tula shton se për administratorët që kanë abuzuar me detyrën, duke i dhënë ndihmë ekonomike apo paafatësie familjeve që nuk e meritojnë do të përballen me ligjin.Shuma e ndihmës ekonomike, arrinë nga 2400 deri në 8000 lekë në muaj. I gjithë dokumentacioni që plotëson një individ që e përfiton këtë shumë kryhet pranë komunave dhe bashkive.