Misionarët e pajtimit të gjakut, shumë familje nuk pranojnë nisjen e negociatave

Eshtë shumë e vështirë të shkosh tek falja, ndaj edhe fenomeni i gjakmarrjes ka përmasa të tilla në Shqipëri. Këto vështirësi ndeshen edhe nga misionarët e pajtimit të gjakut, pasi shpesh përballen edhe me mos praninim e familjeve për të hyrë në negociata. Pjetër Gjoka, misionar i pajtimit në Lezhë, shpreh bindjen e tij se për të arritur minimizimin e këtij fenomeni duhet bashkëpunim i të gjitha institucioneve, por që gjithsesi kërkon investim të gjatë në kohë.Këto ngjarje të rënda shënohen kryesisht në zonat e thella të vendit si në Vermosh, Dukagjin, Mirditë e Pukë. Ngujimi i familjeve është një nga problematikat që paraqet fenomeni i gjakmarrjes,por sipas misionarit Pjetër Gjoka për të tjerë largimi nga Shqipëria është zgjidhja e vetme që kanë për të siguruar jetën.E ndërsa shumë familje po vuajnë këtë fenomen të trashëguar, shmangia e gjakmarrjes duket se do të kërkojë kohë që të eleminohet, ndaj ngujimi, largimi dhe fshehja mbeten elementë që shoqërojnë familjet e përfshira në hasmëri.