Diskriminimi i komunitetit Rom, projekte për të drejtat dhe mbështetjen e gruas

“Diskriminimi, një sfidë për të drejtat e gruas rome dhe egjjiptiane", ka qenë tema e një seminari të organizuar  në Berat me vajza dhe gra nga ky komunitet, si dhe përfaqësuese të grupeve të interesit.Në saj të një projekti që po zbatohet me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, financuar nga Bashkimi Europian dhe Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, synohet të kontribohet në fuqizimin social dhe ekonomik të këtyre komuniteve. Enkelejda Hajrulla, koordinatore lokale u shpreh se seminari ka si objektiv të ndërgjegjësojë gratë dhe vajzat rome dhe egjiptiane, përfaqësuesit e OJF-ve mbi të drejtat njerëzore dhe fenomenin e diskrimimit, të ndihmojë që ata të forcojnë bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse për denoncimin e rasteve të shkeljes së të drejtave.Ajo theksoi se Berati sëbashku me qarqet e Korçës dhe Vlorës, është përzgjedhur për këtë projekt, pasi dhe situata që raportohet mbi problemet  e  komuniteve rome dhe egjiptiane mbetet shqetësuese.