Milva Konomi: Ilaçet më të lira. Ulet marzhi i fitimit të grosistëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2014, 15:15
Qytetarët do të blejnë ilaçe me një çmim më të lirë se çmimi aktual. Marzhet e tregëtimit për importuesit e farmacistëve kanë ndryshuar me vendim të qeverisë ndërsa masa e propozuar për ulje të cmimit të barnave do të jetë deri në 20%.Në këtë situatë ku nuk mungojnë argumentet pro e kundër, zëvendësministrja e shëndetësisë Milva Konomi tha se çdo ndryshim është bërë sipas studimit të tregur.Nisur nga premtimet e bëra dhe më herët gjatë fushatës së Partisë Socialiste kryeministri Rama tha se ilaçet do të kushtojnë më pak, por realisht nëse do të ketë një ndryshim të çmimit, qytetarët do ta kuptojnë në 1 prill kur do të hiqet edhe TVSH-ja e barnave.