"Zonjushë Margarita” rikthen në skenë Luiza Xhuvanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2014, 15:32
Luiza Xhuvanin përveçse deputete do ta shohim në skenën e teatrit sërish si aktore. Në fakt, ky profesion i dha asaj famë e karrierë por për ta rikthyer në skenë regjizori Kiço Londo zgjodhi monodramën "Zonjushë Margarita".Shfaqja do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental "Kujtim Spahivogli", (Teatri i Komedisë), në datat 8 dhe 9 shkurt.“Zonjushë Margarita” është vepra që trajton temën e dhunës dhe të diktatit. Një mësuese që u flet nxënësve për dhunën dhe seksin në lëndët ekzakte. E gjithë ky subjekt, do ta mbajë Luiza Xhuvanin rreth 70 minuta në skenë duke interpretuar.