Mjekësi “mbledh” ndërkombëtarët, Kodheli: Demilitarizimi sigurt dhe i parezikshëm

Demilitarizimi i municioneve të tepërta dhe eliminimi i kimikateve të rrezikshme kanë qënë në fokus të tryesëz së rrumbullakët të zhvilluar në Uzinën e Demontimit në Mjekës të Elbasanit.Në fjalen e saj Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli theksoi punën e madhe që ka bërë Ministria e Mbrojtjes si dhe vazhdimin për një proces demilitarizimi të sigurtë dhe të parrezikshëm, duke përmirësuar kushtet e punës në uzinat ushtarake.Ambasadorët pjesëmarrës kanë bërë me dije se puna e Ministrisë së Mbrojtjes në partneritet edhe me aktorët ndërkombëtarë e kanë bërë Shqipërinë një vend më të sigurt e më të qetë.Kërkesa e Ministrisë së Mbrojtjes për fillimin e një projekti të katërt për heqjen dhe shkatërrimin e një game të gjerë materialesh të rrezikshme eshte ndjekur me vëmendje nga ndërkombëtarët të cilët janë shprehur se do të shqyrtojnë mundësinë për një asistencë të mundshme të mëtjeshme.