Përrenjas, rezulton i zhdukur prej 4 ditësh 60-vjeçari

Prej tre ditesh Sadik Halili, 60 vjeç , rezulton i humbur. Ai  punon si përgjegjës pranë hekurudhës në qytetin e Përrenjasit dhe nuk njihet si person me probleme apo konlikte personale ose familjare.Në datën 4 shkurt Sadik Halili, është nisur si zakonisht drejt vendit të tij të punës, por nuk është kthyer në banesë. Familja Halili ka bërë denoncimin për humbjen e tij pranë komisariatit të Librazhdit, por pavarësisht kërkimeve nga efektivët dhe agjentët e policisë lokale , ende nuk është bërë e mundur rënia në gjurmë të tij, në një kohë që kërkimet po kryhen edhe nga policia e Pogradecit dhe Korçës.Familjaret por edhe efektivët e policisë bëjnë thirrje që çdo person që mund të ketë dijeni apo ka parë shtetasin Sadik Halili, të njoftojë pranë familjes apo komisariatit më të afërt.