Granata i shpërthen fëmijëve në dorë, vdes 6-vjeçari, plagosen motra e 2 vëllezërit

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë.Një fëmijë 6-vjeçar ka vdekur ndërsa 3 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një granate në fshatin Grec të komunës Nikël.Lajmi për ngjarjen u bë i ditur fillimisht nga Zv.ministri i shëndetësisë Klodian Rrrjepaj i cili ka theksuar se 4 fëmijët janë plagosur nga shpërthimi i një bombule gazi dhe ndodheshin me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.Por më pas mjekët kanë gjetur pjesë metalike në trupat e fëmijëve gjë që shtoi dyshimet se fëmijët ishin plagosur nga shpërthimi i një granate.Edhe pas ndihmës së specializuar mjekësore, fatkeqësisht njëri prej 4 fëmijëve dhe pikërisht 6-vjeçari S.Tema ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.Sipas informacioneve më të fundit, 6-vjeçari ka qënë dule lozuar me dy vëllezërit dhe motrën e tij, të moshës, 6, 9 dhe 8 vjeç në momentin kur kanë gjetur granatën e cila u ka shpërthyer."Fëmijët luanin rreth 200 metra larg shtëpisë, dëgjuam një shpërthim dhe shkuam pranë tyre. Ende nuk e dimë çfarë ka shpërthyer, fëmijët luanin shpesh në atë zone” u shpreh xhaxhai i fëmijëveNdërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.