Këshilli Bashkiak i Rubikut: “Rrëzohet” projekti për turizmin malor
Këshilli bashkiak i Rubikut ka kundërshtuar dhe ka hedhur poshtë një projekt për turizmin malor në këtë zonë. Ndonëse janë zhvilluar 3 mbledhje për këtë qëllim, të zgjedhurit vendor ku dominon forca e majtë politike, nuk kanë pranuar që zona e tyre të jetë pjesë e turizmit malor.Në kundërpërgjigje të kësaj, kreu i bashkise Gjok Vuka ka deklaruar se i është përgjigjur thirrjes së projektit duke mos mënjanuar donacionet e huaja.Edlir Vokopola, koordinator i këtij projekti, është shprehur se turizmi mbetet shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e zonave, ndaj duhen ndërmarrë hapa të tillë.Projekti ishte pjesë e turizmit malor që financohet nga qeveritë austriake dhe zviceriane, por që të majtët e kanë bojkotuar, duke i dhënë mundësi njësive të tjera vendore që të përfitojnë një projekt të tillë me vlerë 78 mijë Euro.