Berat, mungesa e investimeve, përmbyten rrugët e qytetit brenda pak minutash
Kanë mjaftuar pak minuta shi dhe rrugët në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit janë tejmbushur nga uji, duke lënë nga pas baltë dhe pluhur.Pothuajse në të gjitha lagjet situata është e njëtë. Mungesa e investimeve i ka shndëruar rrugët e brendshme të qytetit në gropa të mëdha në të gjithë sipërfaqen. Pamjet tregojnë se në hyrje të qytetit, po ashtu në dalje të tij, rrugët janë të tejmbushura me ujë, ndërkohë që dhe ato investime të nisura janë lënë përgjysëm dhe janë shkatërruar krejtësisht. Situata bëhet dhe më e vështirë pas një dite me shi, ku uji arrin deri në hyrjet e pallateve apo banesat private.kjo situatë aspak normale për një qytet si Berati, është prezente prej vite me rradhë dhe ende nuk ka një projekt të mirfilltë i cili do ti jepte zgjidhje njëherë e mirë këtij problemi që përsëritet sa herë që shënohen rreshje shiu.