Partizani-Kukësi, sfida më e bukur e javës

Partizani-Kukësi është edhe ndeshja kryesore e javës së 17-të të Superligës. Skuadra rivale e Skënderbeut për këtë sezon duket se do të ndahet sot në "Qemal Stafa" teksa të dyja skuadrat kërkojnë vetëm një fitore. Të dyja skuadrat kanë bërë një merkato cilësore dhe do të synojnë vetëm 3 pikë. Partizani ka arritur të rikthej bomberin Memelli, ndërsa Kukësi ka bërë disa largime të mëdha të Popoviç, Bratiç dhe Alikaj.Partizani në ndeshjen e parë përballë Kukësit ka fituar me 1-0, një humbje që I kushtoi edhe largimin e Cungut nga stoli i verlindorëve. Të kuqtë ende nuk do të kenë të gatshëm në sulm Memellin dhe pritet të luajnë me skemën 4-2-3-1:Në portë do të jetë Hoxha. Në mbrojtje do të luajnë Benskin Krasniqi, Rrahmani, Krasniqi, Ibrahimi, përpara tyre do të jenë Demiri dhe Antanasijeviç. Ndërsa treshja Hyshmeri, Dunkoviç dhe Mazrekaj. Ndërsa në sulm do të luaj Saçer. Tre nga katër kroatët e afruar në ditët e fudnit të Partizani do të bëjnë debutimin e tyre që në ndeshjen e parë.Edhe Kukësi protet të luaj me të njëjtën formacion teksa do të hedh në fushë këtë formacion: 4-2-3-1Në portë do të jetë Halilaj. Në mbrojtje Shameti, Dikanoviç, Malota dhe Hallaçi. Përpara tyre do jenë Musolli dhe Uçe. Ndërsa Progni, Cikalleshi dhe Izuçuku do të mbështesin sulmuesin e vetëm Boja.Me një fitore të kuqtë e Hasan Likës do të ngjiteshin në kuotën e 29 pikëve,4 më pak se Skënderbeu që do të përballet nesër me Vllazninë. Ndërsa në rast fitore të Kukësit ato do të kalonin kundërshtarin direkt, Partizanin.