Santander përjashtohet për një vit nga Kupa e Mbretit
Klubi i Santanderit e ka paguar shtrenjtë bojkotin e ndeshjes së Kupës së Mbretit, të enjten në mbrëmje, kundër Sociedadit. Ndërkaq Federata Spanjolle ka marrë dhe masa të forta ndaj klubit të Kategorisë së Tretë në Spanjë, teksa lojtarët nuk janë gjobitur.Përverc eleminimit nga turneu aktual, gjithashtu skuadra përjashtohet dhe nga edicioni i ardhshëm i Copa del Rey si dhe një gjobë prej 3 mijë Eurosh. Ishte ky vendimi i Francisco Rubios, gjykatësit të vetëm për Kupën e Mbretit, i cili u bazua në nenin 77/1 të kodit disiplinor të futbollit spanjoll. Gjithsesi pozitiv për Santander është fakti se nuk u ndërmor asnjë masë ndëshkimore në drejtim të futbollistëve.Mbrëmjen e së Enjtes futbollistët e Santander bojkotuan ndeshjen me Sociedad duke zbritur në fushë pro duke mos pranuar të luanin, duke mbajtur kështu premtimin që kishin dhënë ditë më parë kur deklaruan se do të bojkotinin sfidën nëse bordi drejtues i klubit dhe presidenti Angel Lavin Harry nuk do të jepnin dorëheqjen, arsye e këtij ultimatumi ishte se futbollistët nuk paguheshin prej katër muajsh, që nga Shtatori i kaluar si dhe arroganca me të cilën iu ishin përgjigjur kërkesave të tyre drejtuesit e klubit. Në mbështetje të futbollistëve të Santander ishte dhe tifozeria që përkrahu gjestin e tyre duke i duartrokitur dhe brohoritur me thirrjet kampionë.