Sergio Aguero, 1 muaj jashtë fushave
Manchester City përpara takimit ndaj Çelsit ka marr një goditje të madhe pasi Aguero do të mungojë sërish edhe për një muaj tjetër duke humur kështu edhe sfidën e parë në Champions League mes Manchester City-Barcelonës që do të zhvillohet në "Etihad Stadium". Sulmuesi argjentinas pësoi një dëmtim të rëndë në fitoren 1-5 të qytetarëve në transfert me Tottenham në ndeshjen e javës së 23 të Premier League dhe megjithëse shpresohej rikthimi i tij i shpejtë në fushë ekzaminimet treguan se 27-vjeçari nuk mund të jetë në dispozicion të Pellegrinit më 18 Shkurt ndaj katalanasve. Ishte vetë tekniku kilian që dha lajmin për mungesën të paktën njëmujorë të Agueros."Mjeku i skuadrës më ka thënë se me siguri do të mbetet një muaj jashtë fushave të blerta. Aguro është një lojtar shumë i rëndësishëm, ndaj humbja e tij na shqetëson shumë."Dëmtimi i Agueros është pa dyshim lajm i mirë për skuadrën e Tata Martinos, pasi argjentinasi konsiderohet një nga pikat më të forta të formacionit të Manuel Pellegrinit. Gjithsesi në sfidën e kthimit që do të zhvillohet më 12 Mars në "Camp Nou" Kun Aguero pritet të ketë rifituar gjendjen më të mirë fizik edhe mund të ndihmoj qytetarët në ndeshjet e fundit të sezonit.