PSG mposhtë lehtësisht Lorient

PSG nuk ka dhuruar asnjë surprizë në ndeshjen e zhvilluar në Park De Prins, ku mundi pastër 2-0 skuadrën e Bordo. Zlatan Ibrahimovic dhe Aleks ishin të mjaftueshëm për të arkëtuar tre pikë të tjetër dhe për të përforcuara pozitat në vendin e parë të renditjes.Kampionia në fuqi në Francë kaloi edhe momentin e vështirë në të cilën ndodhej skuadra pas eleminimit nga Kupa e Francës. Pjesa e parë do të dhuronte pak emocione dhe asnjë gol teksa PSG nuk mundi që të gjejë rrugën e rrjetës. Në pjesën e dytë në minutën e 58-të pas një aksioni të gjatë të skuadrës së Blank do të ishte Lukas nga e djathta që gjen të vetëm në Ibrahimovic. Gjigandi suedez e ka të thjeshtë ta shtyjë topin drejt rrjetës. Parizinienët do të gjenin edhe një tjetër gol në fundin e ndeshjes me mbrojtësin Aleks që dy minuta para fundit vulos rezultatin përfundimtar 2-0. Ish mbrojtësi i Çelsit tregon insitiktet e një sulmuesi pasi devijon topin drejt rrjetës.Me këtë fitore, skuadra e trajnerit Laurent Blank forcoi akoma më shumë vendin e parë në tabelën e renditjes me 54 pikë, 6 më shumë se Monako që do të luaj sot takimin e saj ndaj Lorient.