Zyrtare: Juventus blen Osvaldon

Osvaldo tashmë është futbollist i Juventusit. Bardhezinjtë edhe pse kanë një skuadër mjaft të mirë të tejmbushur në repartin e avancuar kërkojnë të shtojnë kualitetin me sulmuesin Italian. Conte më në fund ka realizuar edhe dëshirën për ti bashkuar Jorentes një tjetër sulmues të pastër duke menduar edhe për një skemë të re.Pas shumë përpjekjeve Juve ka arritur edhe akordin final me skuadrën e Southampton madje pa paguar asnjë qindarka të vetme , pasi do të vije te bardhezinjtë në formë huazimi deri në qershor. Juve më pas ka të drejtë ta blejë për 18 milionë Euro.Në sulmin bardhezi Osvaldo do të ishte një titullar i shtuar pasi ka kualitetin taktik, teknik, atletik që i pëlqen Contes. Marotta deklaroi se nuk e konsideron këtë përforcim si një hakmarrje ndaj Interit pasi nëse zikaltërit do të ishin vërtet të interesuar për Osvaldon mund të kishin kontaktuar me klubin e tij. Për të arritur te Osvaldo, Marotta mposhti konkurrencën e Valencias, klubi spanjoll kishte akordin me lojtarin, që nga ana tjetër pranoi menjëherë ofertën e bardhezinjve. Gjithashtu mësohet se përforcimi me Osvaldon nuk do të thotë detyrimisht largim i Vucinic që nëse nuk gjen një destinacion të ri në ditën e fundit të merkatos mund të qëndrojë në Torino. Ish lojtari I Romës pritet që sot të bëjë vizitat mjekësore pasi ka mbërritur në mëngjes. Ai do të përfitoj 1.1 milionë euro gjatë aventures 6 mujore me bardhezinjte.