Jorente: Osvaldo lojtar i madh, kampionët janë të mirëpritur

Fernando Jorente është një ndër pikat kyçe të këtij sezoni. Sulmuesi bask mbërriti në fillim të sezonit dhe hasi shumë vështirësi deri në ambientimin e tij me skuadrën e re. Spanjolli foli edhe për sfidën e  së Dielës me Interin, në "Juventus Stadium.""Më kanë folur për Interin dhe për Derbin e Italisë. E di që është një sfidë e veçantë dhe shumë e ndierë në të dy kampet. Po punojmë shumë për t'u paraqitur sa më mirë, sepse duam të fitojmë. Është shumë e rëndësishme të rikthehemi te fitorja pas dy përballjeve të fundit me Romën dhe Lazion. Kam shumë dëshirë të zbres në fushë ndaj Interit pasi do të jetë hera parë kundër zikaltërve" - u shpreh Jorente.Tashmë që ka fituar në vend titullari  ai nuk i druhet aspak asnjë sulmuesi madje as mbërritjes më të re Daniel Pablo Osvaldo. Sulmuesi bask gjatë një interviste për "La gazzeta dello sport" flet me superlative për shokun e ri të skuadrës, të cilin e njeh që kur luanin të dy në Primera Divizion."Te Juventusi kampionët janë të mirëpritur, ndërsa konkurrenca na ndihmon të gjithëve për të dhënë më të mirën. Më pëlqen shumë, është një lojtar i madh. E kam njohur kur luante në Spanjë me Espanyol, madje kam shkëmbyer ndonjë fjalë me të."Më pas foli edhe për situatën e Vucinic që po kalon një moment mjaftë të vështirë."Për Vucinic ishin ditë të vështira. Shpresoj që situata të zgjidhet në mënyrën më të mirë si për të ashtu edhe për shoqërinë. Ne futbollistët jemi të qetë dhe nuk flasim me njëri-tjetrin për çështjet e merkatos, sepse me ato merret klubi."