Santander mban premtimin për bojkot

Një episod aspak i pazakontë ka ndodhur mbrëmë, pasi sfida e çerekfinaleve të Kupës së Mbretit Racing Santander-Real Sociedad, nuk u luajt. Futbollistët e Racing Santanderit refuzuan të luajnë për shkak të mospagesës .  Ata nuk e ndoqën topin pas sinjalizimit për fillimin e takimit të kthimit në shtëpi. Sociedad fitoi duelin e parë 3:1 dhe tashmë do të luajë në gjysmëfinale me Barcelonën.Futbollistët e Santanderit publikuan një komunikatë të përbashkët të hënën duke njoftuar se do të bojkotojnë takimin sepse presidenti Angel Lavin dhe bordi i tij nuk japin dorëheqje. Skuadra vendase u paraqit duke kryer përgatitjet para takimit, por  pasi Sociedad e nisi topin nga mesi i fushës, futbollistët vendas qëndruan në një vend, pa lëvizur.Pas disa pasimesh mes njëri-tjetrit futbollistët e Real Sociedad nxorrën topin jashtë, arbitri Manzano u konsultua me kapitenin e Racing, Mario Fernandos nëse ishte i sigurt se duhej të pezullonte ndeshjen dhe ai iu përgjigj "Po" dhe arbitri i dha fund takimit pas vetëm 40 sekondash.Me siguri që rezultati i ndeshjes do të jetë përfundimisht 3-0 në favor të Real Sociedad. Gjesti i lojtarëve të Racing Santanderit për të dorëzuar lojën në fushë ndaj Real Sociedadit, nuk është risi në futbollin spanjoll. Barcelona e kishte bërë këtë gjë në vitin 2000.Në ndeshjen e kupës ndaj Athletico Madridit, Barcelona ishte futur në fushë për ti dhënë fitoren pa laujtur skuadrës madrilene. Atë kohë kapiten e Barcelonës ishte aktualisht trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola. Blaugranët braktisën ndeshjen në shenjë revolte ndaj drejtuesve të Federatës sepse kishin kërkuar nga ta që kjo ndeshje të shtyhej. Arsye e kësaj ishte se në të njëjtën ditë luanin edhe ekipet  përfaqësueset dhe Barcelonës i mungonin shumica e yjeve të skuadrës.