Largohet Vuçiniç, vjen Osvaldo
Largohet Vuçiniç dhe vjen Pablo Daniel Osvaldo. Juventus është një hap transferimit të malazezit në formë huazimi te skuadra e Arsenalit, kështu shkruan portali anglez “Kautoffside.com” që jep lajmin se Mirko sot do të jetë në Londër për të kryer vizitat mjekësore. Në këtë pikë bardhezinjtë do të përfundojnë operacionin “Osvaldo”, që gjithashtu mund të merret në formë huazimi nga skuadra e Sauthempton.Koha në fakt po kalon dhe merkatoja është drejt mbylljes. Marota i ka të gjitha mundësitë që të mbyll operacionin si në hyrje dhe në dalje për 48 orë. Bëhet fjalë për dy huazime. Sipas mediave angleze, Venger është gati të marr Vuçiniç edhe pse ai nuk mund të aktivizohet në Ligën e Kampioneve. Agjenti i sulmuesit, Alessandro Lucci, në orët e fundit ka rritur kontaktet me Ganersat për të mbyllur tratativat.Nga ana tjetër te Juventusi në ndeshjen e Europa League menjëherë në fushë mund të shohim Osvaldon që mund të jetë një sulmues shumë i pëlqyeshëm nga Konte, në një kompeticion që bardhezinjtë nuk e kanë prioritet. Në këto 6 muaj Juventus mund të shoh se sa vlen dhe më pas të vendos në qershor nëse do të blejë përfundimisht kartonin e tij. Të shohim në orët në vijim nëse Marota do të përfundoj këto dy operacioni të rëndësishme për Arsenalin dhe Juven.