Zvicra dhe Gjermania “luftojnë” për Wawrinkan
Suksesi i befasishëm i Stanislas Wawrinkas në “Australian Open” ka futur në sherr Gjermaninë dhe Zvicrën, rreth shtetësisë së tenistit që mposhti Rafael Nadalin në finalen në Melbourne. Triumfi i Stanislas Wawrinkas nw fakt ka shkaktuar një incident diplomatik.Të përditshmet zvicerane kanë akuzuar gazetat gjermane për “vjedhjen” e Wawrinkas pasi 28-vjeçari fitoi “Grand Slam”, titullin e tij të parë në karrierë në Melbourne. Sipas webfaqes "The Local", zviceranët janë të hidhëruar pasi tabloidi gjerman Bild Zeitung publikoi një fotografi të kampionit të ri të “Australian Open” me titullin “Sensacioni i tenisit gjerman”.Bild përmendi taktin se Wawrinka mund të konsiderohet gjerman pasi ka shtetësi të dyfishtë, gjermane dhe zvicerane. Por, përgjigja ka ardhur shpejt edhe nga e përditshmja zvicerane “Blick”, që ka raportuar se stërgjyshi i Wawrinkas, nëpërmjet të cilit ai e mori pasaportën gjermane, jetoi shumë shkurt në Gjermani para kalimit në Çekosllovaki më 1946. Gjithashtu në këtë gazetë thuhet se Wawrinka lindi në Lausanne, nuk flet gjermanisht dhe në ATP është i regjistruar si zviceran. Duket se talenti zvicerian me suksesin në Australian Open është shëndruar në një lojtarë që ka një të ardhme të madhe dhe të gjitha duan të kenë të tyrin, por Zvicra duket se është mësuar që të ketë në gjirin e saj kampionë në Tennis.