Mourinho kritikon West Hamin
Jose Mourinho kritikoi stilin e lojës së West Hamit si "futboll nga shekulli i 19'të" në barazimin e Chelsea-t pa gola në “Stamford Bridge”. Ai u shpreh se dueli nuk i ngjante një takimi të Premier Ligës.Blutë e Londrës sulmuan me të gjitha forcat ekipin e drejtuar nga Sem Allardais gjatë pjesës së dytë, por nuk e gjeti golin edhe për fajin e ndërhyrjeve fantastike të portierit Adrian, por edhe James Collins, James Tomkins dhe mesfusha e organizuar mjaft mirë, që u kthyen prapa ndërsa vendasit bënë 39 goditje në portën e kundërshtarit.Barazimi e la Chelsean tre pikë prapa kryesuese të City-it në Premier Ligë, që shkatërroi Tottenhamin 5:1 në “White Hart Lane”."Kjo nuk është Premier Ligë, kjo nuk është liga më e mirë në botë. Ky është futboll nga shekulli i 19-të. Është shumë e vështirë të luash futboll kur vetëm një ekip dëshiron të luaj. Një ndeshje e futbollit zhvillohet kur të dyja skuadrat duan të luajnë. I kam thënë Allardaisit se ke nevojë për pikë", u shpreh Special One.Blutë e Londrës i pret një duel spektakolar të hënën e ardhshme teksa do të sfidojnë në transfertë skuadrën e Manchester City-it në një duel spektakolar.