Barcelona në gjysmëfinale, Reali "peshkon" Atletikon

Nuk ka shumë surpriza në Kupën e Mbretit, Barcelona e kthen në një stërvitje përballjen e dytë në çerekfinalen e Kupës së Mbretit ndaj Levantes. Skuadra e Tata Martinos që në sfidën e parë kishte fituar me rezultatin 4-1 dhe në të dytën nuk i kursen aspak golat duke shkatërruar 5-1 ekipin e Joaquin Levantes, edhe pse kualifikimi në gjysmëfinale e kishin të siguruar.Sfida ishte e ngjashme me të parën, me Levanten që kalon e para në avantazh në minutën e 90-të falë një autogoli të Robertos. Megjithatë Barcelona nuk vonon reagimin dhe në minutën e 28-të Adriano vendos baraspeshën në "Camp Nou". Katalanasit duket se karikohen dhe thellojnë rezultatin fillimisht me Puyol në minutën e 44-të dhe më pas një dygolësh i Alexis Sanchez çon në 4-1 rezultatin. Blaugranat nuk ndalen me kaq dhe Fabregas në minutën e 69-të vulos 5-1 takimin. Në gjysmëfinale Barcelona do të përballet me fituesin e çiftit Santander-Sociedad.Gjysmëfinalja tjetër do të jetë mes Real Madrid-Atletico Madrid në një ndeshje që premton spektakël. "Los Colchoneros", edhe pse kishin triumfuar në sfidën e parë minimlaisht bënë detyrën deri në fund, duke treguar se në këtë sezon nuk kanë ndërmend të gabojnë në asnjë kompeticion. Fitorja në fakt nuk ishte aspak e lehtë për skuadrën e Simeones pasi Bilbao tregoi një lojë mjaf të mirë. Që në minutat e para sinjalin e parë do ta jepte Diego Kosta që ndalet nga Lago Herrero. Aduzirz pasi disa tentativave në minutën e 32-të zhbllokon rezultatin, duke hapur çështjen e kualifikimit. Në pjesën e dytë Atletico Madrid shfaqet më kërkuese dhe arrin të realizojë golin e barazimit në të 55-ën me Raul Garsian.Për të vulosur kualifikimin e Atleticos së Madridit është gjithmonë i njëjti futbollist, Diego Costa, i cili mposht për herë të dytë portierin kundërshtar. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte më me gjithë përpjekjet e Bilbaos.