Man City kryesuese, ndalet Chelsea

Manchester City është tashmë kryesuese në Premier Ligë, pas fitores 5:1 në transfertë ndaj Tottenham Hotspur. Ndërsa, Chelsea zhgënjeu duke barazuar 0:0 me West Hamin. Qytetarët konfirmuan formën e shkëlqyer që po kalojnë duke mundur thellë edhe skuadrën e Totenhemit. Skuadra e trajnerit Manuel Pellegrini fitoi ndeshjen më lehtë seç pritej. Sergio Aguero kaloi miqtë në avantazh që në minutën e 15-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.Danny Rose i vështirësoi Tottenhamit shpresën për të rikthyer rezultatin duke përjashtuar në minutën e 50-të, pasi shkaktoi një penallti në favor të Cityt. Nga pika e bardhë, Yaya Toure dyfishoi avantazhin e miqve.Ndërsa vetëm tre minuta më vonë Edin Dzeko shënoi golin e tretë të Cityt duke vulosur fitoren e kryesuesve të rinj. Etienne Capoue ngushtoi disavantazhin në minutën e 60-të, por  sulmuesi Stevan Jovetic riktheu Cityn në avantazhin e tre golave, pasi shënoi në  minutën e 78-të. Vincent Kompany vulosi rezultatin përfundimtar në minutën e fundit të kohës së rregullt. Tani City udhëheq me 53 pikë, një më tepër se Arsenal, dhe tri më shumë se Chelsea që luajti barazoi pa gola në shtëpi me West Hamin.Skuadra e Jose Mourinhos humbi rastin të barazojë me pikë Arsenalin duke ndarë pikët në Stamford Bridge me njërën prej skuadrave që po kalon nj krizë të madhe në Premier Ligë. Por, dominimi në lojë dhe ato raste që iu ofruan, nuk i mjaftuan Chelsea-t që të realizojë të paktën një gol, atë të fitores.