Bayern shkëlqen, Alkantara super gol

Bayerni i Mynihut ka thelluar edhe më shumë diferencën në krye të  Bundesligës, duke arritur një fitore ndaj Shtutgardit. Heroi i bavarezve ka qenë Tiago Alkantara, i cili shënoi një gol fantastik në minutat  e fundit të ndeshjes. Spanjolli bëri një gjuajtje shumë të bukur nga larg duke mposhtur portierin vendas.Bavarezët në fakt mbrëmë luajtën një ndeshje të prapambetur për shkak se morën pjesë në Botërorin e Klubeve. Guardiola e nisi ndeshjen duke e lënë sërish në stol Mandzukic, përpara që nga minuta e parë, Xherdan Shaqiri, Toni Kross, Muller, dhe Gotze dhe u kuptua menjëherë që për bavarezët nuk do të ishte një përballje e lehtë. Në minutën e 29-të Vedat Ibiseviç kaloi Stuttgartin në avantazh. Ky ishte goli i 10-të në këtë sezon për boshnjakun që duket se po rikthehet në formën e tij më të mirë.Edhe në pjesën e dytë bavarezët rrezikuan të pësonin një tjetër gol por i falen Boateng që largon topin nga vija fatale. Rezultati nuk ndryshon deri në minutën e 93 kur Thiago Alakantara gëzon të gjithë bavarezët duke i dhënë golin e fitores kampionëve të Europës. Kjo fitore e çon në 13 pikë diferencën e bavarezëve me ndjekësit e Leverkusen.