Balotelli: Karriera e Seedorf, inspirim për Milanin
Karriera fantastike e Clarence Seedorf si lojtar mund të inspirojë futbollistët e Milanit për të arritur gjëra të mëdha nën drejtimin e tij. Eshtë ky mendimi i yllit të kuqezinjve Mario Balotelli, i cili u shpreh i lumtur për uljen e holandezit në stol, duke shpjeguar se me mbërritjen e tij, paraqitja negative e skuadrës mund të ndryshojë në mënyrë të dukshme."Jam shumë i lumtur që është rikthyer. Është një njeri shumë mirë dhe ishte një lojtar fantastik, kështu që e njeh mjaft mirë futbollin. Ka fituar 4 herë Champions League me tre klube të ndryshme. Besoj se kjo është gjëja më e rëndësishme që të gjithë duhet të kemi parasysh".Hollandezi mbërriti në Milanello pas shkarkimit të Allegrit. Nën drejtimin e tij, Milani mundi të fitonte vetëm në 5 nga 19 ndeshje dhe për SuperMarion, ishte natyrale që ish tekniku i Cagliarit e pagoi për rezultatet e arritura."Nuk e di pse nuk funksionoi. Kur një ekip nuk luan mirë dhe nuk triumfon, është normale që trajneri të shkarkohet. Kjo ndodh në çdo klub dhe tani ishte radha e Allegrit, por ato që ka bërë ai nuk mund të harrohen. Tashmë ne duhet të mendojmë për Seedorf dhe Seedorf duhet të mendojë për Milanin, për të filluar gjithçka nga fillimi".Më pas kur u pyet në lidhje me “Topinë e Artë”, Baloteli u shpreh se do të dëshironte ta fitonte vet në të ardhmen."Sigurisht që është një ambicie për të gjithë, edhe për mua. Por unë mendoj për skuadrën jo për vete. Unë e di çfarë dua kur jam në dhomat e zhveshjes. Kur unë fitoj, fiton dhe skuadra, kur ka një humbje nuk është e imja por edhe e gjithë skuadrës. Krejt ndryshe nga Messi dhe Ronaldo të cilët skuadrat i lejojnë në krye".