Icardi në vend të Falcaos te Monaco

Monaco kërkon zëvendësues për goleadorin kolumbian, Radamel Falcaon e dëmtuar, dhe klubi francez ka marrë leje nga Inter për të negociuar me sulmuesin argjentinas, Mauro Icardi.Sulmuesi i fuqishëm i Monakos do të qëndroj jashtë fushave pas një dëmtimi në një ndeshje të Kupës së Francës. Falkao do të mungojë për rreth gjashtë muaj për shkak të dëmtimi në ligamentet e gjurit të majtë që sipas të gjitha gjasave do ta mbajë edhe jashtë Kampionatit Botëror.Monaco është duke studiuar në tregun e transferimeve në kërkim të një sulmuesi të ri për të mbuluar sado pak mungesën e Falcaos por edhe koha në dispozicion është shumë e pakët. Sipas “Sky Sport Italia”, skuadra e rikthyer këtë edicion në vendet e para në Ligën e parë, ka marrë përgjigjie pozitive për të kontaktuar për transferimin e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi. Monaco ka paraqitur ofertë për huazimin e futbollistit me të drejtë të blerjes në fund të këtij sezoni, dhe ziklatrit kanë dhënë dritën e gjelbër që palët të negociojnë rreth mundësisë së transferimit të Icardit në Ligue 1.Inter është duke kërkuar një sulmues tjetër ku Vuçiniç ende është kandidati më i mundshëm për të marr frenat e sulmit të skuadrës.