Milani godet në merkato, blenë "Ronaldon" e Marokut

Milan duket se nuk ka ndërmend të ndalet në merkaton e Janarit. Pas nënshkrimeve me Essien, Honda e Rami, kuqezinjtë kanë bërë një tjetër goditje të rëndësishme. Kuqezinjtë kanë arritur një marrëveshje shkëmbimi me Fulhamin për marrjen e Adel Taarabt me Zakardon. Ish lojtari i Fulhamit, i cili cilësohet edhe si Cristiano Ronaldo i Marokut, më parë ishte kërkuar edhe nga Juventus e Lacio. Me afrimin e Taarabt trajneri Seedorf do të ketë një lojtar më shumë me kualitet në skuadrën e tij.Nënshkrimi me 24-vjeçarin maroken u ishte këshilluar edhe më parë drejtuesve kuqezinj nga Flavio Briatore, i cili ka pasur mundësinë ta admirojë nga afër , Taarabtin që nga koha kur ishte president i Queens Park Rangers. Megjithatë nëse Milani do të dëshirojë ta marrë përfundimisht marokenin duhet të diskutojë pikërisht me Queens Park Rangers që janë në zotërim të kartonit të Taarabt. Por Cristiano Ronaldo i Marokut nuk shquhet vetëm për cilësitë e tij në fushë por edhe për kokfortësinë e tij. Taarabt para disa vitesh pasi u zëvendësua në një ndeshje, i irrituar doli nga stadiumi me uniformën e ekipit duke u kthyer në shtëpi me autobuz publik , madje duke bërë edhe disa foto me tifozët që ishin të pranishëm në mjet. Gjithsesi nëse kuqezinjtë dëshirojnë të marrin më të mirën e marokenit gjithçka do të jetë në dorë të trajnerit Clarence Seedorf."Të shkoj te Milan më hapen edhe portat që një ditë të transferohem te Reali apo Barcelona. Në itali nuk kam qenë më parë por e kam ndjekur nga ekrani disa ndeshje. Lë kampionatin anglez vetëm për Milanin. Më pëlqen kultura sportive e Kontes por preferoj më shumë Milanin, në Itali më pëlqen Kasano" - deklaroi marokeni. Milani ndërkohë po mendon edhe për transferimin e Biabiani nga Parma.