Manchester City kërkon kreun me Totenhemin

Sonte në mbrëmje në Premier League do të zhvillohet një sfidë mjaft interesante mes Toitenhemit dhe Manchester Sitit. Qytetarët do të synojnë që sonte të marrin kreun e klasifikimit pas barazimit të Arsenalit me Sauthemptonin. Deri më tani Totenhemi ka luajtur në dy ndeshje nga ekipet e mëdha. Në kampionat ka mposhtur Manchester United në shtëpi , ndërsa u mund 2-0 nga Arsenali në FA Cup. Tifozët vendas kërkojnë hakmarrjen pasi në ndeshjen e parë Siti ka shënuar plotë 6 gola.Trajneri i Totenhemit, Sheruod, ka pothuajse të gjithë ekipin në dispozicion. Në stërvitje janë kthyer edhe Vertongen, Kabul dhe Paulinjo, por duket se ai nuk do ti rrezikoj për sfidën e sotme.Spërsat pritet të luajnë sonte me formacionin 4-2-3-1:Në portë do të jetë Loris. Në mbrojtje Uoker, Krishes, Rouz. Përpara tyre Bentaleb dhe Dembele. Ndërsa treshja Sigurdsson , Eriksen dhe Lenon do të mbështesin sulmuesin Adebajor.Pelegrini nuk do të llogarisë Samir Nasrin që ka pësuar dëmtim në gju. Ndërsa sulmuesi spanjoll Alvaro Negredo është dëmtuar në shpatull ndërsa David Silva pritet që të rikuperohet në kohë dhe të jetë i gatshëm për të ndihmuar skuadrën për 90 minuta.Manchester Siti pritet të luaj me formacionin 4-4-2.Në portë do të jetë Hart. Në mbrojtje Zabaleta, Kompani, Demikelis, Klishi. Në mesfushë Jaja Ture, Fernandinjo, Silva, Navas, Aguero dhe në sulm do të jet i vetëm Dzeko.