Reali në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit
Real Madrid është kualifikuar për në gjysmëfinalen e “Copa del Rey” pas fitores 1:0 në duelin e kthimit kundër Espanyolit në “Santiago Bernabeu”. Los Blancos morën një tjetër fitore minimale, pas asaj të realizuar javën e kaluar në udhëtim te skuadra katalane, por që i mjaftoi të kalojë për në fazën tjetër. Galaktikët e nisën mbarë takimin kur në minutën e tetë Xabi Alonso mori një top të gjatë përpara për të gjetur talentin e ri, Jese Rodriguez, i cili shënoi një gol të bukur.Por, edhe pse besohej se skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti do të shënonte gola të tjerë duke parë atë që tregoi në fushë, ajo u ndal me kaq dhe Cristiano Ronaldo nuk arriti të mposhtë në asnjë moment Kiko Kasijan. Ai është kthyer në një makth për mbretin e golit dhe fituesin e "Topit të Artë".Espanyol-i mund të kishte marrë edhe një barazim kur në minutën e 87' Raul Rodrigez kishte rastin më të mirë për të barazuar por nuk arriti të mposht portierin e Realit. Reali në gjysmëfinale e pret një përballje me Atletico Madrid ose Athletik Bilbao, për këtë duhet të presim dhe sfidën e dytë mes tyre.