Ndalet Arsenali, fitojnë United dhe Liverpool

Southampton ka ndalur kryesuesen Arsenal në barazim 2:2, rezultat që mund t'i kushtojë londinezve humbjen e kryesimit në tabelën e renditjes. Në një duel mjaft interesant dhe shumë emocione, skuadrat nuk shkuan më shumë se barazimi. Jose Miguel Fonte kaloi vendasit në avantazh pas 21 minutash kur shënoi me kokë. Por, tre minuta pas pushimit, sulmuesi Olivier Zhirud u tregua mjaft i saktë në zonë duke barazuar rezultatin.Vetëm katër minuta më vonë, Mesut Ozil dha një assist për mesfushorin tjetër Santi Cazorla i cili mposhti portierin Artur Boruc. Por vendasit reaguan menjëherë teksa Adam Llallana barazoi rezultatin. Shpresat e Arsenalit për të marr një fitore i sfumoi edhe mesfushori Mathieu Flamini, i cili u përjashtua me karton të kuq, dhjetë minuta para fundit.Manchester United më në fund është rikthyer në rrugën e fitoreve teksa ka mposhtur Kardifin 2-0 në ndeshjen e debutimit të Juan Matës. Mesfushori spanjoll, i cili iu bashkua kampionëve në fuqi të Premierligës nga Chelsea për një rekord të transferimit prej 37.1 milionë paund, luajti në formacionin bazë të ekipit të drejtuar nga David Moyes, së bashku me sulmuesin Robin Van Persie, të rikthyer nga dëmtimi. Dhe ishte pikërisht ylli holandez që kaloi Unitedin në avantazh pas gjashtë minutash lojë kur shënoi me kokë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve, ndërsa pas një ore lojë, Ashley Young shënoi një gol të bukur nga distanca. Ndërsa u rikthye nga dëmtimi edhe sulmuesi tjetër Uejn Runi që hyri në pjesën e dytë.  Adnan Januzaj hyri në lojë në pesë minutat e fundit duke zënë vendin e Matas i cili doli nga fusha mes duartrokitjeve në “Old Trafford”.Liverpool ka dominuar në derbin e Merseisaid duke mundur thellë 4-0 Evertonin.  Kapiteni Steven Gerrard shënoi me kokë në minutën e 21'-të duke kaluar Redsat në avantazh, ndërsa sulmuesi Daniel Sturridge shënoi dy gola të shpejtë në minutat 33 dhe 35 për ti siguruar avantazhin dhe qetësinë skuadrës së tij para përfundimit të pjesës së parë. Në listën e golashënuesve nuk kishte si të mungonte edhe emri i Luis Suarez që shënoi në minutën e 50-të. Në fund Starrixh gaboi nga pika e bardhë  penalltisë.Për momentin Arsenali është në krye të klasifikimit me 52 pikë, dy me shumë se Siti që luan sot takimin e saj ndaj Totehemit. Liverpuli është në vendin e katërt me 44 pikë, ndërsa Manchester United në vendin e 7-të me 40 pikë.