Guardiola: Asnjë nuk e ka vendin të sigurt në skuadër

Trajneri i Bayernit të Mynihut, Pep Guardiola, ka paralajmëruar futbollistët e tij se askush nuk e ka vendin e sigurt në formacionin bazë. Dhe këtu nuk bënë përjashtim askush nga yjet e gjigandit bavarez.Strategu spanjoll ka deklaruar se askush nuk e ka vendin e sigurt në formacionin bazë të Kampionëve të Botës, një tregues i rëndësishëm se çfarë kualiteti të lartë ka skuadra e tij, e përbërë nga yje si Franck Ribery, Arjen Robben, Philipp Lahm e shumë të tjerë."Kemi një skuadër të madhe në numër, një ose dy futbollistë nuk do të jenë në të çdo javë", deklaroi ai gjatë një konference për shtyp para duelit të mbetur të Bundesligës, kundër Stuttgartit.Trajneri i Bajernit të Mynihut, Pep Gurdiola më pas foli edhe për Madzukiç."Mandzukic është futbollist i mirë, por e njëjta vlen për të gjithë, përndryshe nuk do të jenë këtu. Ju i dini vendimet e mia, mendimet e mia. Më duhet të marr vendime, askush nuk e ka vendin e sigurt", u shpreh Guardiola.Toni Kroos ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e largimit nga kampionia e Bundesligës, pas spekulimeve rreth transferimit në Manchester United. 24-vjeçari ka kontratë me bavarezët deri në qershor të vitit 2015 por bisedimet e deritashme për vazhdimin e saj nuk kanë qenë të suksesshme. Manchester United është duke e monitoruar me kujdes situatën e tij në Bayern dhe Kroos ka pranuar se mund të largohet nga kampionati Gjerman në të ardhmen.