Dhënia e shtetësisë, Majko: Teknikisht e mirë si ide, por ku e ka hallin Doktori?
Teknikisht e mirë si ide, por me një prapavijë prapa. Kështu e konsideron ish- kryeministri dhe deputeti i PS, Pandeli Majko propozimin e sotëm të Kryeministrit për dhënien e shtetësisë të gjithë shqiptareve kudo që ndodhen. Në Tonight Ilva Tare në RTV Ora News Majko vlerësoi se një hap i tillë duhet të shënonte konkluzionin e serisë së projekteve mbarëkombëtare, që realisht janë inekzistent.Intervista e plotë vijon si më poshtë:Si shpjegohet që ende edhe në këtë 100 vjetor politikanët qëndruan të ndarë?U bashkuan, u bashkuan në Vlorë. Protokollet kanë qenë të tilla që në 28 nëntor Vlora ka qenë kryeqytet i Shqipërisë, debati hapur lidhur me shkeljen e këtij protokolli krijoi një shtangie, e më pas nervozizëm. Tirana është kryeqytet i Shqipërisë, por në 28 nëntor është Vlora. Kjo është një histori e re dhe e vjetër, filloi me clirimin dhe erdhi edhe në këtë moment të pavarësisë.njërëzit u orientuan nga ajo që ishte më e drejtë dhe e moralshme, këtë nuk e vendosi opozita por e vendosën shqiptarët, në mënyrë të vecantë ata jashtë kufinjve, erdhën me këmbë, me kuaj, me qerre, stacioni i fundit për ta ishte Vlora dhe kjo solli paqen për të gjithë. Jo se kishim dëshirën për të qenë bashkë si politikanë, por erdhi natyrshëm dhe këtë e vendosën shqiptarët.100 vjet më parë aty ku Ismail Qemali formoi qeverinë e parë sot u ul Kryeministri Berisha si mendoni, sipas jush cila qeveri ka qenë më e suskseshme?Nëse mund të krahasohet cdo qeveri që ka kaluar në Shqipëri qeveria e Ismail Qemailit e ka mbajtur Shqipqrinë, të tjerat janë mbajtur nga Shqipëria. Cdokush do të ksihte dëshirë që në 100 vjetorin e vendit të vetë të ishte në këtë ballkon, por ballkoni ka një rrezik, atë të krahasimit dhe kur e bën e kupton distancën që fillon me një gjysëm humori dhe përfundon me mërzi.Dalja në ballkon është një kërkesë të marrësh dicka nga lavdia e këtyre njerëzve.Po sikur të ishit ju në atë vend?Kam frikë se ky ballkon do të mbetet i atyre burrave. E kam provuar atë ndjesi dhe në Pezë, por është e pamundur të vendosësh në vendin e tyre.Pikat ndarëse mes Ismail Qemalit dhe Sali Berishës?Është një pyetje e pasinqertë, nuk mund të krahasohen. Ismail Qemali përballë Berishës është krejtësisht botë tjetër, qeverisi për një kohë të shkurtër.Përshtypje më ka bërë largimi I tij, I ka dhënë madhështinë më të madhe atij. Nëse vlerësohen sot nuk bëhet për kohën, por për momentin dhe kohën e duhur në të cilin hodhi themelin e shtetit shqiptar. Sikur ai të mos ishte sot s'do të kishim Shqipëri, shqiptarët do të udhëtinin drejt Anadollit. Shumë erdhën pas tij por nuk ditën të largohen, e kam fjalën për pasardhësit e tij.Këtë e zgjidh vota sot por kur numërohet. Zgjedhjet sipas vlerësimeve kanë qenë më të mira se të mëparshmet por asnjëherë të lira dhe të ndershme.Ka pasur jehonë sot në atë sallë, deklarata e Kryeministrit Berisha për dhënien e shtetësisë.Si e lexuat ju, fushatë, retorikë nacionaliste apo një premtim që duhet ta kishit bërë dhe ju?Si projekt është diskutuar por nën tavolinë, si projekt publik s'ka dalë as nga PD dhe as PS, ka dalë nga parti të tjera gjatë kohëve të fundit. Është një projekt që e kam ndierë nga shumë shqiptarë, ata në trevat shqipatre e kanë ëndërr. Në këtë kontekst teknikisht duhet parë pozitive.Do ta vazhdoni nëse vini në pushtet?Ky projekt smund të ndalohet, ska arsyetim negativist, e bëjnë shumë shtete. Detajet nuk i di, di që ekzistojnë precedent. Ky erdhi si një projekt i lavoruar.Por nëse marrim me ngadalë filmin, në 8 vjet nuk ekziston asnjë projekt mbarëkombëtar as për gjuhën, historinë, ekonominë. Ne jemi kaq vonë, tani po ju them një projekt që s'vjen nga shteti por biznesi dhe ky është Digitalbi. Nëse flasim për nështetësinë kjo duhet të sihte konkluzion, Shqipëria ende nuk i ka dhënë daljen në det Kosovës, s'ka një projekt ekonomik të shqiptarëve të trevave shqiptare të ketë qenë i suksesshëm. Në këtë boshllëk ky projekt i dhënies së shtetësisë ta ngre natyrshëm pyetjen se cfarë është? Ajo që di të them se 28 u kthye në opozicion.Në përgjithësi në opinionin publik shqiptar ishte e papranueshme. Kjo u reflektua në heshtje me vërshimin drejt Vlorës. Pavarësisht anës teknike që e vlerësoj si ide, më duket e vonuar nga pikëpamja e protokollit. Ka elemente të natyrave të ndryshme që duan një reflektim, dhe kjo thjesht me pyetjen ku e ka hallin? Mund të ishte dhe bravo i qoftë doktorit, por në një vakum të tillë kjo ishte një shkrepëtimë që filloi me deklaratën e tij për hapësirën shqiptare që solli një pështjellim. Berisha ka shumë qëllime, por kjo jo me dhënien e shtetësisë, ka të bëjë me atë që e kanë ndjekur dhe pasardhësit e Ismail Qemalit.Si e përjetuat 28-nëntorin?U cuam në 4 të mëngjesit, udhëtuam drejt Vlorës, së bashku me miqtë e mi, me Namik Doklen e disa të tjerë u ulëm në një kafe.Mbaj mend shum pak gjëra por edhe ato pak gjëra me detaje, takuam njerëz nga Gjakova, ish deputet të PD, emigrantë të vendeve të ndryshme, kërkesa për foto etj.Një afilacion patriatizmi i cili ke ky brez është i frikshëm.Kam mbetur mjaft i kënaqur nga ky patriotizëm i përcjellë për 100 vjetor nga e gjithë rinia dhe populli shqipëtarë, pa përfshirë ktu momentin e tortës dhe therrjen e dashve.Një kryeministër sduhet të lexoj turmën por marrdhëniet me vendet përreth.Ai ka një albanofobi, kjo është ajo cka më shqetëson. Para 4 ditësh patem mungesen e Ministrit të Greqisë gjithashtu edhe e Presidentit të Maqedonise, u deklarua se miqtë shkëlqejnë me mungesen e tyre, pavarësisht se Berisha doli duke falenderuar të gjithë për praninë e tyre, ama ai sdoli duke shprehur mungesën e miqve.Ajo që tha Berisha 100 vjet më parë qe trojet fillonin nga Preveza në Presheve ishte një deklarim i drejtë në kontekstin historik, por pati nga ata që e akuzuan Berishën për këtë intervistë, ju a e aprovoni?Në kontekstin historik është e drejte, por ai si Kryeministër sduhet ta thoshte, megjithatë shqiptarët kanë festuar jashtzakonisht mirë pavarësisht pjesës së tortës dhe deshëve.A është i ligjshëm ky festim? Absolutisht po. Popujt e tjerë sjanë mësuar të na shihnin në këtë mënyrë madje janë të shqetësuar.Ne bëjmë deklarata bashkimi, por bashkim duke sjellë sovranitet. Ne smund të themi që 100 vjetorin e pavarësisë ska patur delegatë nga Camëria, ama ka pas 4 delegatë sepse është shkruar dhe në histori, Vlora ska qenë ky qytet që është sot,por nje qytet më i madh. Rajoni ynë ka një histori më të madhe. Albanofobinë e Berishës i takon atij ta shpjegoje më shumë, por ai ka dashur të na japë një paralajmërim me këtë deklaratë, të paktën kjo është sipas llogjikës sime.Po aludoni që Berisha po shantazhon kombëtarët duke thënë që nëse nuk jeni me mua une mund tju bëj këtë gjë?Sic është problemi mund të jetë dhe zgjidhja e tij, në momentin që palët mendojnë kështu them se ka fituar doktori. Një presion po bëhet, ka të bëjë me fenomenin e most ë mësuarit të statusit të Shqipërisë në rajon, vazhdon me statusin e Preshevës që është në presion, vazhdon me atë të marrëveshjes së ohrit të pa zbatuar ende e me radhë. Është fenomeni i një tradite europiane, është pjesa e rruzullit tokësor që ka krijuar gjysmën e historisë së njerëzimit, që ruan fort traditën dhe sipas kësaj Beogradi ëhstë respektuar, këtë status të tij po e konkurojnë statusi i Shqipërisë, Zagrebit, Prishtinës e me radhë. Gjuha që përdoret për serbët në BE është e ndryshme nga ajo që përdoret për serbët, të jemi realist, ka të bëjë me një elementt të të pamësuarit me një fat të tillë, deri para pak kohësh ne ishim një seksion të harruar, jashtë hartës së saj. Shqiptarët s'janë më sot si kanë qenë, janë bërë pjesë e psiqikës europiane por s'mund të themi se na ka bërë automatikisht të respektuar.Ka filluar të krijohet një retorikë e tillë se Brukseli nuk po tregohet e ndershme me Shqipërinë?Unë mendoj se Shqipërisë duhet t'ia japin statusin sido që të jetë, kur ja kanë dhënë një vendi që u bombardua nga NATO dhe problemet që i ka sjellë rajonit. Opozita nuk ka bllokuar, është turp që ne jemi vend anëtar i NATO-s, Serbia s'është, Mali i Zi e Maqedonia nuk janë, smund të krahasohet Shqipëria me Bosnje Hercegovinën. Por doktori kaloi nga një përulje në një kulminacion direkt, shtetësia. Pse, pse pas kaq kohësh, e deklarove këtë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve në emër të shqiptaro-fobisë. Problemet e qeverisjes nuk duhet të ngatërrohen me këtë cështje, s'mund të justifikohen problemet e brendshme me këtë.Pse mos ta luajë edhe këtë kartë qeveria shqiptare, kur s'jemi kaq të pëlqyer për BE?Si projekt duhet të ishte konkludiv. Sot kufiri Shqipëri-Kosovë është njësoj si të kalosh kufirin e Greqisë. Sot që flasim s'kemi një projekt të qenësishëm me Kosovën, kemi një marrëdhënie mes politikanëve dhe projektin e rrugës së kombit, por kjo mbetet projekt rruge nëse nuk lidhet me projekte të tjera për arsimin, historisë e me radhë. Të thuash fjalën bashkim ka shumë sfida, por ndryshimi duhet të fillojë këtu, tek secili.A mendoni se ka një plan diku të fshehur në DASH, në ato vende që na kanë mbështetur që ndoshta në një moment të caktuar do të ndodhë?Ajo që dua të them nuk besoj se ka një plan të fshehur që të bëhet pjesë e ndryshimeve. Ka një ndryshim në fibrën e faktorit shqiptar, më përpara ishte ilegjitim që e kishin krijuar vetë ata.Statusi i shqiptarëve ishte pranuar me zë dhe pa zë si një çështje e hapur. Sot që flasim nuk jemi në vitet '90, Shqipëria ka një status të saj është pjesë e NATO-s, kosova ka një status pothuajse të mbyllur në të qënit të saj si shtet, e thashë kështu deri sa ajo të bëhet pjesë e NATO-s. Protokolli I tretë ka të bëjë me shqiptarët e Maqedonisë, pavarëssiht se cfarë mund të thuhet marrëveshja e Ohrit ëhstë një protokoll ndërkombëtar që I bën shqiptarët pjesë të atij shteti. Protokolle shtesë sigurisht që mund të ketë. Sot Kosova po diskuton me Beogradin. Unë kam folur edhe me analistë rusë, dhe mendojnë se zgjidhja e vetme për stabilitetin e Ballkanin është krijimi i Shqipërisë së Madhe. Kjo nxitje nuk vjen se ata duan të mirën shqiptare, por kjo se diku fle dicka. Sot që jemi Serbia ka mbetur pa një dalje në det, sot ne na duhet të mbyllim dhe të jemi insistues por shumë përcaktues në llogjikën e protokolleve ndërkombëtare që kemi në dorë. Me serbët kemi një problem të hapur, me Greqinë po ashtu, me Maqedoninë, Malin e Zi. Në gjithë këtë histori të bashkimit ne mendojmë hapin e parë dhe të fundit, se cfarë është në mes askush se thotë, bashkimi sështë vetëm dëshira jonë por ka edhe disa balanca të tjera.Këto janë skenare që diskutohen jo për të thënë mos këtë e mos atë. Sot të gjithë shoqëritë shqiptare një problem bazë kanë, marrëdhëniet me politikanët, një pjesë e tyre jo që luajnë rolin e dyshemesë por duan të bëjnë catinë, ti duhet ti informosh, në momentin që se bën shqiptari kaq do.Për fqinjët është më mirë një shtet shqiptar apo dy, ishin të tepruara deklaratat në Shkup?Jo absolutisht, ne sduhet të kemi turp të festojmë. Ne duhet të ndjekim protokollet ndërkombëtare që kemi në dorë.Keni lënë të kuptohet se për shqiptarët e Luginës së Preshevës janë minoritet i Kosovës dhe ajo duhet të merret me ta , a bie ndesh me Kushtetutën?Ajo kushtetutë është kaq e filtruar sa na bënë edhe ne nervoz ndonjëherë. Presheva është një problem por si problem ajo duhet të mbulohet nga Prishtina, nëse shikohet kjo si marrëveshje e Tiranës me Beogradin sic e kërkon dhe kjo do të thotë të kapërcesh Prishtinën. Aty ësHtë lapidari i UÇMB-së dhe kanë kërkuar të prishet, aty shkolla e Preshevës është më e madhja në Serbi.Meta ka deklaruar rishikimin e figurave historike, ndër to edhe atë të Enver Hoxhës, Ka shqetësim për të shkuarën komuniste?Kam përshtypjen se Enver Hoxha për historinë që ka krijuar është vështirë ta përdorësh si karrem. Mendoj se ne të gjithë i kemi hyrë procesit të pajtimit të vetës sonë, me të kaluarën tonë, problem kontraverse. Historianë përdorin metodologji të ndryshme. Ka të bëjë me krijimin e një stature të historianit, unë se bëj dot këtë si politikanë. A duhet rivlerësuar? Si t'ja shpjegoj unë një djali të ri që ky burri me kapele është një kriminel, Hitleri i dytë. Ky krimineli ka thënë një shprehje në Konferencën e Paqes, s'kam ardhur këtu të më kërkoni llogari, më ka dërguar populli im t'ju kërkoj shumë gjëra. Këto cështje duhet parë në mënyrë logjike jo me dy të vërteta. Kjo jo për të harruar por kujtesa duhet të ndërtohet mbi disa principe që ndan vlerën nga të pavërtetat. Kjo jo për të harruar por kujtesa duhet të ndërtohet mbi disa principe që ndan vlerën nga të pavërtetat.Qëndrimi juaj për ikjen e Ahmet Zogun?E kam shprehur me detaje në një shkrim timin publik.Pse do të abstenoni për Prokurorin e Përgjithshëm?Sepse procesi i nisur është antikushtetues. Për Llallën kam dëgjuar fjalë të mira nga kolEgët e mi. Ina Rama ka punuar në një presion të madh, ka pasur guximin të nisë dsa procedura që do të donin burra me dy r. Ne mund ta konsiderojmë për kohën që e ka drejtuar këtë institucion se më shumë ka mbijetuar sesa ka drejtuar. Zgjidhja e 21 janarit do të marrë rrugë në rezultatet e 23 qershorit.A ndiheni i kërcënuar nga përqëndrimi në një dorë të pushtetit?Ne drejtohemi nga një njëri dhe ai është Sali Berisha.A është kompakt grupi i PS për prokurorin e përgjithsëm, kam degjuar se deputeti Tom Doshi ka deklaruar se do te votoje pro Adriatik Llalles?Nuk kam dijeni.Keni paralajmëruar për zgjedhje të paskrupullta në 2013?Është shqetësim, në Shqipëri vidhen zgjedhjet. Ne e shohim si një ballafaqim parti-shtet.Do i bindeni kryetarit që të jeni i katërti apo i pesti në Kukës?Nuk do jem aty pa merak, do jem diku tjetër, në Korcë sigurisht. Ne nuk po diskutojmë si do të ndryshojë situata poir me strukturën tonë organizative se si mund të mbrojmë votat. Idetë për koalicione janë ende të hershme për diskutim, por këto vendime i takojnë kupolës drejtuese.Ku do jetë Ilir Meta?Nuk e di. Është në koalicion luajal me të djathtën.Në lidhje me listat e shpërndarjes së mandateve të deputetëve në qarqe cmund të thoni?Ka një shqetësim, sidomos në Kukës, janë të dhëna të pavërteta.Si do jenë këto zgjedhje?Zgjedhjet do të jenë një referendum, do të nxisin votuesit të marrin pjesë në zgjedhje, nëse duhet ndryshimi apo duhet të vazhdohet kështu. Ky referendum do të ketë të bëjë edhe me një njëri që ka mbledhur në një dorë të gjithë pushtetet e vendit. Mendoj se doktori është lodhur shumë duhet të merret me rritjen e nipërve dhe mbesave.Nëse fiton PS në këto zgjedhje, do të ishit i gatshëm të votonit për një kryeministër nga PS 28-29 vjec?Nëse do të ketë një 14 shtator në mes sigurisht që po. Por ai djalë nga unë do të skihte shumë këshilla, kujdes. Pas 8 vitesh e djathta duhet të shikojë shumë gjëra tek vetja, sidomos tek administrimi i shtetit. Marrëdhënia me shtetin këtu lë shumë për të dëshiruar.