Fyle letër senatit francez: Shqipëria ka bërë progres, t’i jepet statusi
Përkundër një situate jo premtuese dhe larg gjetjes së konsensusit mes palëve politike në vend për miratimin e tre prioriteteve të kërkuara nga KE për marrjen e statusit, një sinjal pozitiv dhe inkurajues vjen nga eurokomisioneri për zgjerim, Stefan Fyle.Në një mesazh drejtuar Komisionit të Jashtëm të Senatit francez për politikën e zgjerimit të BE-së, eurokomisioneri Fyle ka vlerësuar progresin që ka bërë Shqipëria gjatë vitit të kaluar, duke nënvizuar njëkohësisht domosdoshmërinë e përmbushjes së reformave të kërkuara, në mënyrë që vendi të ecë përpara në rrugën drejt integrimit europian.Gjatë fjalës së tij Fyle nënvizoi se KE-ja nuk propozon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por kërkon dhënien e statusit kandidat.“Shqipëria ka bërë një progres domethënës gjatë vitit të kaluar, sidomos në marrëveshjen ndërpartiake për reformat e adresuara nga Bashkimi Evropian. Ne ende nuk jemi duke propozuar hapjen e negociatave për anëtarësim, por thjesht dhënien e statusit kandidat, porsa të jenë përmbushur disa kushte të tjera, lidhur me reformën zgjedhore dhe parlamentare dhe të punohet në prioritetet kryesore, duke përfshirë reformën e administratës publike dhe të drejtat themelore.”- thekson Fyle.Sipas eurokomisionerit, është e rëndësishme që BE të reflektojë për të ardhmen, dhe të mbetet e hapur për ata që duan të aplikojnë për tu bërë pjesë e projektit tonë të përbashkët demokratik, të ndërtuar mbi vlerat tona të përbashkëta.Në letrën drejtuar senatit francez, përpos komenteve mbi vendin tonë Fyle gjithashtu e ka informuar atë mbi përparimin dhe ecurinë që kanë patur vende si Kroacia, Serbia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Herzegovina, Turqia, Qiproja dhe Islanda.