Ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasje, ekstradohet nga Anglia 37-vjeçari

Ekstradohet nga Britania e Madhe një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me dashje. Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana gjatë ditës së sotme është bërë ekstradimi nga Londra drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Bedri Mehmet Çala, vjeç 37, lindur në Kutalli, Berat.Ky shtetas ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendim të datës 11.05.2000, e ka dënuar me 20 vjet burg për "vrasje me dashje" dhe "mbajtje pa leje të armëve luftarake.Shtetasi Bedri Çala, me datë 09 maj 1997, ka vrarë shtetasin Lefter Yzeiri dhe motrën e tij M. Çala.Arrestimi i tij në Angli është bërë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Londrën, më datën 18.07.2011, me qëllim ekstradimi drejt vendit tone.Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.