Nishani flet për Al Jazeeja: S’ka ndryshim të kufinjve, as Shqipëri të madhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2012, 20:30
Ndryshimi i kufinjëve në rajon për Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, është një cështje e mbyllur dhe nëse kjo që do të rihapet atëherë do të bënte rrezik.Kështu është shprehur kreu i shtetit shqiptar Bujar Nishani në një intervistë për gazetarin e televizionit Al Xhazira, duke shpjeguar më tej edhe nocionin "Shqipëri e madhe", që sipas tij janë përdorur nga politikanë për të justifikuar veprimet e tyre.Ndërsa ndër të tjera intervista e numrit një të shtetit shqiptar është fokusuar edhe te 100 vjetori i pavarsisë së Shqipërisë, ku ka vënë në dukje sakrificat e shqiptareve për të qenë të lirë si dhe arritjet e tyre, ku një nga këto është edhe fakti i të qenit pjesë e NATO-s.