KLD miraton listën me gjyqtarët e apelit për Kolegjin Zgjedhor, shorti të premten
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me shpalljen e Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin, në datën 03/12/2012, në përmbushje të afateve kohore të parashikuara në zhvilloi ditën e sotme një mbledhje të jashtëzakonshme.Këshilli i Lartë i Drejtësisë miratoi listën me gjyqtarët e gjykatave të apelit të Republikës së Shqipërisë, për t’u përfshirë në procedurën e hedhjes së shortit, për përzgjedhjen e 8 (tetë) gjyqtarëve që do të përbëjnë Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë.Në miratimin e kësaj liste, Këshilli u bazua në nenin 146 të Kodit Zgjedhor, i cili parashikon përbërjen e këtij Kolegjit Zgjedhor; nenin 147 të Kodit Zgjedhor, paragrafi 1, i cili parashikon se Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit Tiranë i ushtron funksionet e veta gjatë gjithë kohëzgjatjes së legjislaturës së Kuvendit të dalë nga zgjedhjet, për të cilat është hedhur shorti dhe funksionon për të gjitha llojet e zgjedhjeve; si dhe në nenin 148 të Kodit Zgjedhor, i cili parashikon kriteret e mos përfshirjes së gjyqtarëve në short.Gjithashtu, Këshilli vendosi të shpall publikisht se procedura e shortit për përzgjedhjen e 8 (tetë) gjyqtarëve, që do të përbëjnë Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, në përputhje me nenin 146 të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, do të zhvillohet ditën e premte, ora 13:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në adresën Bulevardi “Zogu I”, Tiranë.