Miratohet ligji i përgjimeve, përjashtohen Prokurorët e rretheve

Pas disa javësh debate në Komisionet parlamentare, Komisioni i sigurisë ka kaluar projektligjin për përgjimet e telekomunikemeve duke hequr nenin 8 që parashikonte decentralizmin e procesit të përgjimeve.Në komisionin e ligjeve mazhoranca dhe opozita ishin kundër Prokurorisë ,ndërsa në Komisionin e sigurisë deputeti socialist bëri një amendament ku propozonte që përgjimi të bëhet me propozim të prokurorit dhe jo me vendim gjykate, propozim i cili u rrëzua në Komision.Ndërkaq në Komsisionin e sigurisë, Ministria e Mbrojtjes, ka folur për shpërndarjen e buxhetit për këtë insititucion, buxhet i cili është konsideruar i madh nga opozita, cka sipas saj do të përdoret për qëllime elektorale.