Projekti "Smart City", Tirana qyteti i parë në Ballkan që e aplikon

Nje sere sektoresh te cilet jane problematike per momentin dhe kane lidhje te drejtperdrejte me qytetaret si transporti publik, siguria rrugore, hipotekat, mbledhja dhe perpunimi i mbeturinave, ujit te pishem etj shume shpejt do te gjejne zgjidhje.Tirana merr mbeshtetje nga kompanite lider te industrise dixhitale italiane, duke u bere pjese e rrjetit te programit "Smart City", i cili ofron implementimin e produkteve te Industrise dixhitale ne menaxhimin e ketyre problemeve dhe rritjen e punesimit.Administratori i Përgjithshëm i Kofindustrisë, Gjergj Buxhku, tha se Tirana behet qyteti i pare metropol ne Ballkan qe perfshihet ne rrjetin e programit "Smart City".Ambasadori italian ne Shqiperi, Massimo Gaiani, shprehu mbeshtetjen e plote per ti ofruar Shqiperise praktikat me te mira ne kete drejtim.“Nëpërmjet eksperiencës tone të gjatë dhe të bizneseve italiane në Lombardi dhe Piemont do jemi në gjendje të ndërfusin këtë model të suksesshëm edhe në Shqipëri, për të garantuar efikasitetin e tyre të lartë në ndihmë të bizneseve shqiptare dhe publikut të gjerë” tha ai.Forumi Nderkombetar per perdorimin e produkteve te Industrise dixhitale ne menaxhimin e qyteteve metropol, eshte e para ngjarje e llojit te saj ne Ballkan. Ky forum ne Shqiperi behet me mbeshtetje te Alb Konfindustrise dhe Bashkise se Tiranes.