Buxheti 2013, Noka garanton opozitën: S’kemi detyrime ndaj kompanive

11.9 miliard lekë të reja është shuma e borxhit që qeveria i ka kompanive të ndryshme.Këtë e fakt e ka deklaruar deputeti, Erjon Brace, në komisionin e ekonomisë ku u diskutuan investimet për 2013. Sipas deputetit socialist kompanitë ndodhen në vështirësi, pasi nuk arrijnë që të shlyejnë kreditë duke dëmtuar edhe sektorin bankar.Ndërkohë që zv.ministri i transporteve, Ernest Noka, u shpreh se nuk ka asnjë kompani që ka detyrime të pashlyera sipas regullave dhe sipas kontratës.Debate në Komision shkaktoi edhe niveli i investimeve. Sipas opozitës në këtë projektbuxhet është parashikuar niveli më i ulët për investime sidomos në sektorë të rëndësishëm.Në lidhje me ndërtimin e By Pass-it të Fierit dhe të Vlorës përfaqësues të Ministrisë së Transporteve deklaruan se punimet do të fillojnë në pranverë .