Buxheti për Ministrinë e Integrimit, opozita: Duhen para shtesë për proçesin e integrimit

Opozita paralajmëron se mund të duhen para shtesë në mbështetje të realizmit të integrimit nëse Shqipëria ia del mbanë të marrë statusin e vendit kandidat.Deputetët socialistë në Komisionin e integrimit, e kanë cilësuar të pamjaftueshme fondin e përcaktuar për Ministrinë e Integrimit në buxhetin 2013, në kushtet kur 4 nga 12 prioritetet e vendosura nga KE kërkojnë mbështetje të lartë financiare.Por zëvendës. ministrja e Integrimit ka deklaruar se buxheti është i mjaftueshëm për plotësimin e pjesës prioritare të detyrimeve të Shqipërisë.Edhe në Komisonin e jashtëm deputetët socialist e kanë konsideruar buxhetin e 2013, të vakët.