Buxheti për shëndetësinë më i ulët se një vit më parë, opozita kundër

Situata në sistemin shendetësor nuk pritet të jetë e përmirësuar vitin e ardhshëm për shkak se buxheti i 2013 është më i pakët se ai i këtij viti, pa llogaritur kontributet e ISKSH-së, po ashtu edhe investimet e brendshme do të jenë të ulta.Ministrisë së Shëndetësisë i janë lënë në dorë vetëm 37 miliardë lekë, ku 13 miliardë do të shpërndahen për spitalet. Për shkak se organizatat e huja shëndetësore kanë ndërprerë furnizimin e tyre me vaksina në Shqipëri, financimi për vaksina nga shteti do të rritet në 371 milionë lekë nga 252 që ishte në 2012.Opozita në Komisionin parlamentar e konsideroi sistemin shëndetësor si të dështuar, ndryshe nga premtimet e Qeverisë. Opozita thotë se Ministria e Shëndetësisë është e mbytur në borxhe.Në Komision mungonte Ministri i Shëndetësisë dhe zëvendës.ministrat, ndërsa debate pati për furnizimin me ilaçe në spitale, mungesa e trajtimit me dializë dhe në anën tjetër borxhi i kësaj Ministrie për opozitën është 22 milardë lekë dhe jo 15 miliardë lekë sic raportuan drejtorët në MSH.Për këtë arsye, opozita nuk votoi për projektbuxhetin dhe kërkoi relacion në Komision në lidhje me investimet dhe shpërndarjen e buxhetit.