Haga hedh poshtë pretendimin e Llukiç, i konfirmon dënimin e përjetshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2012, 20:28
Gjykata e Hagës ka hedhur poshtë ankesat e serbit Millan Llukiçit, i akuzuar për krime lufte kundër myslimanve në Bosnje, dhe ka konfirmuar dënimin prej 27 vjet burg, apo siç cilësohet ndryshem- burgim i përjetshëm. Ai më parë ishte dënuar me 30 vjet.Llukiç akuzohet për krimet e kryera ndaj myslimanëve në Vishegrad, mes 7 qershorit dhe 10 tetorit të vitit 1994.Vendimi i sotëm në Hagë është përfundimtar.Gjykatësi Patrick Robinson, në fjalën përmbyllëse ka thënë se Milan Lukiç “personalisht ka vrarë të paktën 132 myslimanë” dhe ka pasur rol udhëheqës në djegien e të paktën 119 civilëve të gjallë në dy shtëpi në Vishegrad.