Panariti-Avramopulos: Retorikat nacionaliste s’mund të mbajnë peng marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2012, 16:12
Gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, që po mbahet sot në Bruksel, Ministri i Punëve të Jashtme, Edomond Panariti, zhvilloi një takim me homologun e tij grek, Dimitris Avramopulos.Gjatë takimit, Ministri Panariti i konfirmoi homologut grek vullnetin e Qeverisë Shqiptare për të çuar përpara marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve.Të dy ministrat, gjithashtu, u shprehën se retorikat nacionaliste nuk mund të mbajnë peng marrëdhëniet ndërmjet dy qeverive dhe popujve.